​Sulmet ndaj KFOR-it, plagosen 11 ushtarë italianë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë sulmeve të serbëve me maska të grumbulluar në komunat veriore janë plagosur 25 ushtarë të KFOR-it.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, duke cituar burime zyrtare, raporton se prej tyre 11 ishin të kontingjentit italian.

Disa nga ushtarët italianë janë goditur me kokteje molotov ndërsa të tjerët pësuan fraktura.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bquint-i-kerkon-qe-kryetaret-e-zgjedhur-ne-veri-te-mos-shkojne-ne-ndertesat-e-komunes/

Tre prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën, thanë burimet zyrtare për ANSA.

Ministri italian i Jashtëm, Antoinio Tajani shprehu solidaritetin me ushtarët e plagosur ndërsa ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto shprehu "afërsinë dhe urimet më të mira për një shërim të shpejtë" për ta.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë, në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bosmani-per-sulmet-ne-veri-keto-akte-te-denohen-nga-te-gjithe-autoret-para-drejtesise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024