Flamur Gashi, “Ylli i javës” për xhiron e fundit të Superligës
Vendor
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i javës” për xhiron e 36-të në Superligën e Kosovës në futboll që shënoi edhe fundin e sezonit 2022/23.

Ky çmim i takoi portierit të Malishevës, Flamur Gashi. Pasi mori këtë çmim, Gashi u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbetje në elitë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë  vlerësim dhe  dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj se ky çmim, i cili është i pari për mua, nuk do të jetë i fundit, ndonëse të shpërblehesh në fund të kampionatit është qershia mbi tortë. Me lojën e djeshme e kemi mbyllur kampionatin me sukses si ekip por edhe në aspektin individual. Kemi merituar më shumë, por ky është futbolli dhe duhet të jemi të lumtur me atë që kemi arritur”, ka thënë Flamur Gashi për faqen zyrtare të FFK-së.

https://kosovapress.com/admin/dyshimet-per-trukime-ne-superlige-reagon-mkrs/

Malisheva e mbylli sezonin me 46 pikë, duke u renditur në vendin e gjashtë me 46 pikë, derisa në ndeshjen e fundit e mposhti Llapin me rezultat 3-2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024