Muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, rreth 25 mijë vizitorë në periudhën janar-maj
Turizem
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë gjatë periudhës janar-maj, ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh vendas e të huaj.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi tha sot se rreth 25 mijë vizitorë kanë vizituar nga fillimi i këtij viti muzeun, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

https://kosovapress.com/admin/rama-do-ta-transformojme-muzeun-per-krimet-e-komunizmit-ne-shkoder/

“Edhe këtë vit numrin më të lartë të turistëve të huaj, pritet ta kenë polakët pasuar nga italianët, spanjollët, gjermanë dhe amerikanët”, tha Hafizi për ATSH-në.

Sipas tij, gjatë majit muzeu ka tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve arbëreshë nga Civita (Kalabri), si dhe nxënës nga të gjitha trevat shqiptare.

https://kosovapress.com/admin/turiste-nga-franca-spanja-dhe-gjermania-vizitojne-qendren-e-muzeumeve-ne-berat/

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është përuruar më 1 nëntor të vitit  1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve.

Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8brritet-numri-i-vizitoreve-ne-muzeun-historik-ne-tirane/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024