Fitorja Dortmundin e kurorëzon me titullin kampion të Bundesligas
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Borussia Dortmundit dhe skuadrës së Mainz, e vlefshme kjo për xhiron e 34 të Bundesligas.

Në rast fitoreje, Dortmundi edhe zyrtarisht e rrëzon Bayernin nga froni i kampionit, dhe e fiton titullin pas plot 11 vitesh në Bundesliga, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Dortmundi e mposhti 3:0 Augsburgun, kurse Mainzi pësoi humbje 4:1 nga Stuttgarti.

Momentalisht, Dortmundi është lider i tabelës me 70 pikë të arkëtuara, krahas Mainz që renditet në vendin e nëntë me 45 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Dortmundin nuk do të paraqiten Bynoe-Gittens, Meunier, Morey Bauza, kurse te Mainzi mungojnë Ajorque, Burkardt, Hack dhe Widmer.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Borussia Dortmundi (4-5-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Sule, Wolf; Adeyemi, Guerreiro, Can, Brandt, Malen; Haller

Mainz (3-4-2-1): Dahmen; Hanche-Olsen, Bell, Fernandes; Caci, Barreiro Martins, Kohr, Martin; Stach, Lee; Onisiwo

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024