Blinken për situatën në veri: Kurti të ndalojë masat e dhunshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar lidhur me zhvillimet e së premtes (26 maj) në veri, duke i dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për përshkallëzim të tensioneve.

Blinken i ka bërë thirrjen kryeministrit Kurti që të ndalojë veprimet e tilla dhe të përqendrohet te dialogu.

https://kosovapress.com/admin/pese-police-te-lenduar-nga-incidentet-ne-veri-te-kosoves/

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, është bërë e ditur në reagimin e Blinken-it.

Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur.

https://kosovapress.com/admin/bislimi-t%d1%91-sigurohen-kushtet-q%d1%91-kryetaret-e-rinj-te-komunave-ne-veri-t%d1%91-ushtrojn%d1%91-detyrat/

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten (25 maj). Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës.

https://kosovapress.com/admin/svecla-pergezoj-policine-per-profesionalizmin-ne-ballafaqimin-me-grupe-kriminale-ne-veri/

Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka obliguar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/quint-i-autoritetet-e-kosoves-te-zmbrapsen-menjehere/
https://kosovapress.com/admin/reagon-svecla-ndaj-shba-po-inkurajoni-radojciqin-per-te-sulmuar-policet-e-kosoves/
https://kosovapress.com/admin/kurti-komandantit-te-kfor-it-objektet-e-komunes-jane-prone-e-republikes/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,549
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024