Akil Gjakova në çerekfinale të Grand Prix Austria
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Xhudisti ynë, Akil Gjakova ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalen e Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka mposhtur në raundin e tretë të kësaj gare xhudistin slloven, Martin Hojak, raporton KosovaPress.

Tani, në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov.

Ndërkaq, në rrugëtimin e tij deri te çerekfinalja Akili regjistroi tre fitore radhazi.

Në raundin e parë triumfoi kundër xhudistit nga Kazakistani, Darkhan Koibagar, në raundin e dytë kundër austriakut, Herbert Wicker, kurse në raundin e tretë e mposhti sllovenin, Martin Hojak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024