Sulmoi policët, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
Lexohet për: 1 min.
Policia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person ka goditur me veturë dy zyrtarë policor, pasi këta të fundit kishin tentuar ta arrestojnë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite në Gjilan.

I dyshuari kishte urdhëresë aktive nga gjykata, por pasi ka goditur policët, është larguar në drejtim të panjohur.

“Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje, si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është në procedurë hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024