Neymar te United? Ja fjalët e Ten Hag
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Së fundmi nuk kanë të ndalur spekulimet që po e lidhin Neymar me një transferim te gjiganti anglez, Manchester United.

Neymar ka kontratë aktuale me Paris Saint-Germain deri në vitin 2025, por largimi i tij nga kampioni francez duket gjithnjë e më i mundshëm për shkak se besohet se marrëdhëniet mes brazilianit dhe klubit janë prishur, raporton KosovaPress.

Besohet se PSG do të konsiderojë oferta për Neymar këtë verë, dhe se nuk do ta pengojë largimin e yllit brazilian nga “Parc des Princes”.

Ditëve të fundit Neymar është lidhur fuqishëm me një kalim në “Old Trafford” te Manchester United.

Ndërkaq, trajneri i United, Erik Ten Hag refuzoi të jepte përgjigje konkrete kur u pyet për spekulimet me Neymarin.

“Kur kemi lajme, ne do të ju tregojmë”, ishin fjalët e Ten Hag.

Neymar ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2025, me opsionin për ta rinovuar kontratën edhe për një vit në “Parc des Princes”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024