Italia miraton 2 miliardë euro për zonat e prekura nga përmbytjet
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria italiane do të jap 2 miliardë euro për dëmet që shkaktuan përmbytjet në zonën e Emilia-Romagna. Këshilli i Ministrave miratoi sot dekretin për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

“Dëshiroj të flas për masat e miratuara, të cilat ofrojnë përgjigjet e para të rëndësishme për zonat e prekura nga përmbytjet në Emilia Romagna. Ky dekret përfshinë ndërhyrjet e para urgjente dhe shumë thelbësore për zonën. Dekreti parashikon pezullimin e afateve në lidhje me pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqërore deri më 31 gusht.

Në përgjithësi, kjo dispozitë e parë parashikon një ndarje prej mbi 2 miliardë eurosh për zonat e prekura nga përmbytjet. Në situatën aktuale në të cilën ndodhet Italia, të gjesh 2 miliardë euro brenda pak ditësh nuk është një gjë e lehtë”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, raporton Corriere Della Sera.

Meloni saktësoi, duke nënvizuar se “do të ketë një fazë rindërtimi, në të cilën ende nuk jemi në gjendje të përcaktojmë nevojat dhe dëmet e përgjithshme”. Nga përmbytjet në Itali kanë humbur jetën të paktën 15 person dhe mbi 26 mijë të tjerë u detyruan të evakuoheshin në rajonin Emilia Romagna.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
345
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024