Ministri bullgar i Ekonomisë: Fondi Evropian i Mbrojtjes ofron mundësi të rëndësishme
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë së Bullgarisë, Nikolla Stojanov, u bëri thirrje kompanive dhe organizatave shkencore bullgare që të jenë aktive dhe të përfitojnë nga mundësitë e ofruara nga Fondi Evropian i Mbrojtjes.

Të martën, Stojanov hapi një ditë kombëtare informimi kushtuar Fondit Evropian të Mbrojtjes në Parkun Teknik të Sofjes.

Gjatë forumit u diskutuan kushtet për paraqitjen e projekt propozimeve nga ndërmarrjet bullgare.

Në forum morën pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian, organizata kërkimore dhe industriale, akademi dhe biznese.

Ne duam t'ju inkurajojmë dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka nga ana jonë për t'ju ndihmuar në këtë proces që të jeni më konkurrues kur aplikoni për financim”, tha ministri bullgar.

Fondi Evropian i Mbrojtjes është një instrument financiar i Komisionit Evropian për të nxitur bashkëpunimin midis kompanive të BE-së në fushën e mbrojtjes, universiteteve, instituteve shkencore e tjera, për të rritur kapacitetet e industrisë së mbrojtjes./BTA/KosovaPress

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
252
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024