Emiliano Martinez i ka bërë thirrje bashkëkombësit të tij te Argjentina, Lionel Messit, që t’i bashkohet gjatë verës atij te skuadra e Aston Villas.
E ardhmja e Messit te PSG vazhdimisht është ndër temat më të përfolura gjatë javëve të fundit, duke marrë parasysh faktin që kontrata aktuale e tij skadon këtë verë, raporton KosovaPress.Suspendimi i fundit dyjavor nga PSG për shkak që bëri një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite prishi edhe më tej marrëdhëniet mes Messit dhe klubit, dhe thuhet se argjentinasi veçse e ka konfirmuar largimin e tij nga kampioni francez.
Vazhdimisht ka spekulime që po e lidhin Messin me një kalim në Arabinë Saudite kur ai do të largohet nga PSG, sidoqoftë, bashkëlojtari i tij te Argjentina, Martinez i ka bërë thirrje atij që të vjen te Aston Villa.
Pavarësisht se është njëri nga lojtarët kyç të skuadrës, Messi nuk po dëshiron ta aktivizojë opsionin për ta zgjatur kontratën e tij te PSG, dhe po i afrohet largimit nga kampioni francez këtë verë.