Hapet biblioteka e Adem Demaçit, Kurti: T’i lexojmë librat që ai lexoi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë është hapur biblioteka e Adem Demaçit, ku  i biri i tij ka deponuar një prej shkrimeve të veprimtarit të çështjes kombëtare.

Aty ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ka bërë thirrje që të lexohen librat e Demaçit.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se kjo bibliotekë flet me fjalët e Adem Demaçit.

Nuk mjafton t’i lexojmë librat e bacës Adem e të mësojmë për të, por duhet të shkojmë edhe tek biblioteka Adem Demaçi dhe te Adem Demaçi si bibliotekë, të lexojmë librat e tij por edhe të lexojmë librat që ai lexoi”, ka thënë ai.

Ndërsa Shqiptar Demaçi, ka lexuar idenë për lëvizjen politike, të shkruar nga babai i tij.

Ai ka bërë të ditur se të njëjtën letër, me shkrimin origjinal të Adem Demaçit, do ta deponojë në bibliotekë.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, Bardh Rugova, ka folur edhe për rëndësinë që ka aktiviteti i Javës së Bibliotekës.

Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi ka bërë thirrje që të mbrohen koleksionet e trashëguara.

Ju bëj thirrje nga pozicionet tuaja që të mbrojmë pronën tonë intelektuale, dokumentet, librat dhe të gjitha koleksionet e trashëguara dhe t’i përdorim ato në mënyra që lartësojnë vlerën e kërkimit dhe cilësinë e mësimit duke avokuar për vetëdije më të lartë për këtë pasuri”, ka thënë Qerimi.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka hapur edicionin e 20 të Javës së Bibliotekës.

Aktivitetet do zgjasin deri me 28 maj ku do të ketë ligjërata e diskutime me temën “Biblioteka dhe shërbimi i referencave”.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
478
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024