Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit të hënën gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

“E martë- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashme me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës. E enjte- Mot i vranët  por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje  të intensitetit të ndryshueshëm. Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024