​Tahiri: Pasiguri e madhe në vend, të punësuarit janë kthyer në raste sociale
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka adresuar një sërë kritikash për Qeverinë e Kosovës në lidhje me mirëqenien e qytetarëve. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kurti ka harruar interesin qytetar ndërsa sektori publik e privat është në gjendje të rëndë.

Sipas tij, asnjëherë më parë nuk ka pasur pasiguri më të madhe se tani në çdo sektor në Kosovë. Tahiri deklaroi se të punësuarit janë kthyer në raste sociale që mezi ia dalin të mbyllin muajin.

Tahiri e quajti hipokrizi edhe thirrjet e Kurtit ndaj mërgatës për të investuar në Kosovë duke thënë se me ndërmarrësit që janë aktualisht këtu nuk flet dhe nuk komunikon ndërsa ata janë duke ikur prej vendit.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ditë më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati, në lidhje me gjendjen e rënduar ekonomike në vend. Me këtë rast, do të paraqitet rezolutë ku kërkohet ngritja e koeficientit të pagave për sektorin publik nga 105 në 129 euro si dhe për alokimin e mjeteve për të zhbllokuar investimet kapitale.

AAK thotë se situata është shumë e rëndë dhe njerëzit po shtyhen që të lënë vendin për shkak se nuk po ia dalin të sigurojnë jetesën në Kosovë.

Sipas AAK-së, ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës në strukturën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme për rrjedhën dhe zhvillimin e vendit e në veçanti në ekonominë e vendit.

Për AAK-në ekonomia është buzë kolapsit ndërsa duke përmendur mungesën e investimeve kapitale, thanë se mjetet janë të popullit të Kosovës dhe jo të Lëvizjes Vetëvendosje.

AAK thotë se Kurti është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve të cilët e besuan se mund të sjellë shpresë por situata vetëm sa është përkeqësuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024