Millatoviq mori postin e presidentit të Malit të Zi
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq bëri sot betimin në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën e presidentit.

Millatoviq e bëri betimin në inaugurim para deputetëve dhe mysafirëve të shumtë.

Në mesin e të ftuarve janë liderët e vendeve të rajonit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq.

Në inaugurim marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve ekzekutive dhe gjyqësore dhe të trupit diplomatik në Mal të Zi, si dhe ish-presidentë të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit, shkruan Mina, përcjell KosovaPress. Asambleja përfshin të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Stuart Peach.

https://kosovapress.com/admin/osmani-dhe-begaj-marrin-pjese-ne-inaugurimin-e-presidentit-te-ri-te-malit-te-zi/

Seanca e Kuvendit filloi me intonimin e himnit kombëtar të Malit të Zi.

Milatoviq zëvendësoi Milo Gjukanoviqin në postin e presidentit, i cili ishte në atë pozitë që nga viti 2018.

Milatoviq fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë, të mbajtur më 11 prill, në të cilat ai fitoi gati 60 për qind të votave.

https://kosovapress.com/admin/gjukanoviq-takoi-presidentin-e-zgjedhur-mali-i-zi-te-ece-ne-rrugen-e-zhvillimin-evropian/

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, të miratuar më 22 tetor 2007, presidenti i vendit zgjidhet me zgjedhje të drejtpërdrejta për pesë vjet.

Millatoviq është presidenti i katërt i Malit të Zi që nga futja e sistemit shumëpartiak.

Deri më tani këtë funksion e kanë kryer Momir Bulatoviq, Filip Vujanoviq dhe Milo Gjukanoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024