Shpenzimet për investime në Shqipëri, rritje prej 8.6% gjatë 4-mujorit
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën katërmujore të vitit 2023 në Shqipëri arritën në rreth 172.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 88.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë ka rezultuar 2% më i lartë ose rreth 3.4 miliardë lekë më shumë.

Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Fincancave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskal paraprak, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 4-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 24.7% të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 92% dhe 80.5% të planit të periudhës.

Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 28.3% dhe 14.2% të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 4-mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 154.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ky zë ka rezultuar 6.8% më i lartë ose rreth 9.8 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 4-mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 17.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 8.6% më i lartë ose rreth 1.4 miliardë lekë më shumë./Atsh

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,531
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024