Ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar, pajisjet e FSK-së nesër ekspozohen për qytetarë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e Kosovës nesër (e diel) do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

https://kosovapress.com/admin/fsk-parapergatitje-per-defender-europe-23/

Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, tregon për KosovaPress se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“(Nesër) Do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’...”, thotë ai.

https://kosovapress.com/admin/osmani-pjesemarrja-ne-defender-europe23-konfirmon-besimin-e-partnereve-ne-ushtrine-tone/

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Në kuadër të përgatitjeve përfundimtare para fillimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” më 19 prill në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrit të Mbrojtjes, Armed Mehaj është realizuar Prova e Konceptit të Ushtrimit (ROC DRILL) për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

https://kosovapress.com/admin/fsk-perfundon-ushtrimi-fushor-steel-alpha-2023/
https://kosovapress.com/admin/sondazhi-nga-iri-fsk-shenon-rritje-te-besueshmerise-se-qytetareve/
https://kosovapress.com/admin/mehaj-ushtaret-e-kosoves-te-gatshem-per-cdo-sfide/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024