Sekuestrohen 40 mijë euro, procedohen penalisht tre persona në Shqipëri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Shtetit ka informuar sot se dy raste të paligjshme janë goditur në kufi.

Në rastin e parë, dy shtetase, nënë e bijë janë proceduar penalisht pasi janë kapur me nga 20 mijë euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi.

Ndërsa, në rastin e dytë, është proceduar penalisht një 35-vjeçare pasi ka tentuar që të dalë nga Shqipëria, bashkë me djalin e saj të mitur, me dokument të dyshuar fals.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpasurise-se-sekuestruar-po-i-humb-vlera/

 “U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre nga 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi. U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. H., 35 vjeçe, banuese në Dibër, pasi gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjeçar, ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.”, ka bërë të ditur Policia.

Shuma 40 mijë euro dhe dokumenti i dyshuar fals janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

https://kosovapress.com/admin/bllokohet-anija-me-22-mije-e-500-tone-nafte-dyshohet-se-eshte-marre-nga-rusia/

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/pranga-policit-ne-cerrik-vodhi-30-mije-euro-gjate-kontrollit-ne-banesen-e-nje-shtetasi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024