​Itali, situatë e rëndë në rajonin e Emilia Romagna
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rajoni verilindor i Emilia Romagna në Itali mbetet në gjendje të rëndë edhe sot (e premte) pasi përmbytjet vdekjeprurëse të kësaj jave morën të paktën 13 jetë.

Edhe pse ujërat e përmbytjeve po bien ngadalë në shumë zona, rreziku i rrëshqitjeve të dheut mbetet i lartë, thonë ekspertët.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se mbi 10,000 njerëz nuk janë në gjendje të hyjnë në shtëpitë e tyre dhe rreth 27,000 nuk kanë energji elektrike. Dëmi i shkaktuar nga moti ekstrem shkon në shumë miliarda euro.

Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni është vendosur të shpallë një gjendje fatkeqësie dhe do të kërkojë para hua nga Fondi Evropian i Solidaritetit për të përballuar emergjencën.

Ekspertët kanë lidhur reshjet e rrëmbyeshme pas përmbytjeve me krizën klimatike, me deri në 500 mm - gjysma e reshjeve mesatare vjetore - që bien në 36 orë në disa vende dhe të gjithë lumenjtë në rajon kanë dalë nga shtarti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024