Betimi i kryetarëve të rinj në veri, QUINT-i: Palët të përmbahen nga veprimet që ndezin tension
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot kur pritet të betohet kryetari i ri në veri të Mitrovicës, shetet e QUINT-it edhe njëherë i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga përdorimi i forcës ose nga veprimet që ndezin tension.

Përmes një deklarate të përbashkët, nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar  u kanë bërë thirrje të gjithë akterëve që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese, pjesëmarrëse, në katër komunat veriore.

Ndonëse i mbështetën zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, në deklaratë theksohet edhe njëherë se rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë akterëve që urgjentisht të punojnë së bashku me të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese, pjesëmarrëse, në këto komuna.

https://kosovapress.com/admin/sot-betohet-kryetari-i-ri-ne-veri-te-mitrovices/

Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratë.

https://kosovapress.com/admin/blindohet-objekti-i-komunes-ne-veri-te-mitrovices/

Shtetet e QUINT-it shprehur sërish mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë nevojën për progres urgjent për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024