Mbrojtja e Thaçit vazhdon intervistimin e dëshmitarit të pestë të Prokurorisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Herë në seancë të mbyllur, herë në private dhe e përcjellur me redaktime, është duke u dhënë dëshmia e dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Pas përfundimit të intervistimit nga ana e Prokurorisë, dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin 3165 ka nisur të përgjigjet edhe në pyetjet e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

https://kosovapress.com/admin/deshmitari-i-peste-i-prokurorise-thote-se-ishte-pjese-e-uck-se/

Avokati Albert Moskowitz e ka ballafaquar atë  me një deklaratë të një personi(i koduar me numrin 3).

Derisa dëshmitari po fliste për një rast, që sipas tij, bashkë me “numrin 3” e kishin parë një veturë në një anë të rrugës e cila, ka thënë ai, ishte e tipit Golf 3, mbrojtja e Thaçit e kujtoi një deklaratë të “numrit 3” dhënë për UNMIK-un, i cili kishte deklaruar se vetura ishte Fiat.

E pas kësaj pyetje nga mbrojtja e Thaçit, seanca ka vazhduar me përmbajtje të redaktuar dhe më pas e mbyllur për publikun.

https://kosovapress.com/admin/deshmitarja-e-pare-ne-rastin-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-po-degjohet-ne-seance-private/

Para këtij dëshmitari kanë dëshmuar edhe katër dëshmitarë të tjerë, dëshmia e të cilëve u zhvillua në seanca të mbyllura për publikun përkundër masave tjera mbrojtëse.

Ndërsa të mërkurën, trupi gjykues u ka kërkuar parashtrime palëve, deri më 31 maj, në lidhje me hapat konkret që mund të merren për të siguruar që procedurat të jenë publike në shkallë më të lartë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bne-emer-te-popullit-pa-degjuar-populli-seancat-e-speciales-vleresohen-jotransparente/

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024