Hapet panairi EXPOKOS, Hajdari: Kosova ka shumë potencial për investime
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Është hapur në Prishtinë edicioni i 22-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, në të cilin po marrin pjesë biznese të sektorit të ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Panairi do të qëndrojë i hapur edhe nesër në sallën “1 Tetori”.

Përveç bizneseve vendore, ky panair ka sjellë në vend edhe biznese nga Bashkimi Evropian, të cilët po prezantojnë punën e tyre.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi se Kosova ka shumë potenciale për investime falë fuqisë punëtore.

Hajdari tha se synojnë që Kosova të integrohet më shpejtë në Bashkimin Evropian.

Kosova ka shumë potenciale, sidomos për investime falë fuqisë punëtore të njeriut, falë resurseve tona njerëzore, por edhe falë resurseve natyrore, megjithatë resursi njeri është kryesor për zhvillim ekonomik. Jam e lumtur të ndajë shumë suksese nga bizneset e Kosovës që po rrisin investimet, po rrisin eksportet, por edhe investimet nga vendet evropiane e më larg që po vinë në Kosovë për shkak të mundësive që ka vendi", tha Hajdari.

Ndërsa, organizatori i panairit, Bekim Xhafa, bëri të ditur se këtë vit numri i prodhuesve është në rritje.

Panairi do të jetë i hapur dy ditë, sot dhe nesër në sallën 1 tetori në kryeqytet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024