​Për shkak të përmbytjeve të mëdha, anulohet gara e madhe e Formula 1
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Formula 1 ka anuluar Çmimin e Madh të planifikuar të zhvillohet në Imola të Italisë pasi këtë fundjavë rajoni u godit nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.

Vendimi u mor pas diskutimeve me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave dhe autoriteteve lokale, duke përfshirë ministrat përkatës, kryetarin e bashkisë së qytetit dhe presidentin e Klubit të Automjeteve të Italisë, tha F1 në një deklaratë në faqen e saj të internetit të mërkurën.

Rreth 120,000 njerëz pritej të udhëtonin për të parë këtë ngjarje, derisa presidenti Stefano Domenicali dhe CEO i Formula 1, i quajti ngjarjet një “tragjedi" për Imolan dhe rajonin më të gjerë të Emilia Romagnas, përcjellë KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/formula1-hamilton-mund-te-detyrohet-ta-dorezoje-titullin-e-kampionit-te-botes/

“Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë në komunitetin lokale dhe familjen e F1 pasi ne duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos krijojmë barrë shtesë për autoritetet ndërsa ata merren me këtë situatë shumë të tmerrshme,” tha Domenicali.

https://kosovapress.com/admin/max-verstappen-triumfon-ne-grand-prix/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024