Bastisjet në 12 lokacione, PSD: Kjo është përndjekje e pastër politike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bastisjet e kryera sot nga Policia e Kosovës në pronat e ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Partia Socialdemokrate (PSD) i ka konsideruar përndjekje politike.

Ish-anëtari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj, i cili është pjesë e PSD-së, gjatë një konferencë për media ka folur lidhur me bastisjet që kanë zhvilluar hetuesit në banesën e tij dhe të  prindërve të tij.

https://kosovapress.com/admin/bastisje-ne-ndermarrjen-publike-banesore/

Ai ka kritikuar edhe reagimin e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Unë nuk kam se si ta shoh ndryshe se sa si një përndjekje e pastër politike nga Policia e Kosovës ku ministri i Punëve të Brendshme pa përfunduar aksioni dhe për prova që kam pas gatishmërinë me ia dorëzua vetë del dhe thotë ka qenë i suksesshëm”, ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/svecla-flet-per-tri-aksionet-e-sotme-policore/

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, këtë aksion e ka cilësuar përndjekje politike për çka ka thënë se vendimet e gjykatave janë dëshmi për këtë.

“Është krejtësisht e qartë se është përndjekje politike, dhe për këtë do të ofrojmë dëshmi tani disa vendime të gjykatave e disa pretendime politike”, ka thënë ai.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024