Peja i gëzon tifozët para finales me Trepçën
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate në faqen zyrtare në “Facebook”, KB Peja ka njoftuar tifozët e saj se do të ketë organizim në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ditën e ndeshjes finale me Trepçën.

Finalja e pestë e “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, këtë të enjte me fillim nga ora 20:00, raporton KosovaPress.

KB Peja ka gëzuar tifozët e saj para kësaj ndeshje, duke njoftuar se të gjithë do të takohen te palestra “Karagaçi” me fillim nga ora 19:00.

“U murr vesh çka ka t're, krejtve ju ka lujt zemra, veç Mitrovices mas shumti !!!

Pe kqyrim lojën krejt Peja së bashku, n'fole t'Shqiponjave”, shkruante në postimin e Pejës në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024