Barcelonës i ikë edhe Jordi Cruyff
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas Mateu Alemanys, nga Barcelona do të largohet edhe një figurë tejet e njohur.

Bëhet fjalë për Jordi Cruyff, i cili sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano ka vendosur që të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Cruyff nuk do të rinovojë kontratën e tij në fund të sezonit aktual, për shkak të dëshirës për të nisur një kapitull të ri profesional.

Ai i kumtoi lajmin sot në mëngjes presidentit të Barçës, Joan Laporta, në një mbledhje emocionale, në të cilën ai shpjegoi që pas dy vitesh në pozitën e tij, ai po largohet për tu përballur me sfida të reja.

Në anën tjetër, Barcelona tani është afër marrëveshjes me Decon që ky i fundit të jetë drejtori i ri sportiv i klubit. Bisedimet janë tejet të avancuara dhe Deco veçse ka pranuar 90% të detajeve të marrëveshjes. Ka mbetur vetëm të rregullohet situata me agjencinë e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024