Ronaldo dëshironte t’i bashkohej Arsenalit në janar
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Cristiano Ronaldo dëshironte t’i bashkohej Arsenalit në merkaton e janarit, dhe do ta ndihmonte skuadrën londineze për ta fituar titullin e Premier Ligës, sipas gazetarit të njohur Piers Morgan.

Superylli portugez ishte lojtar i lirë kur Manchester United i shkëputi kontratën në muajin dhjetor të vitit 2022, pas një interviste bombastike me Piers Morgan, raporton KosovaPress.

Skuadra të ndryshme ishin të interesuara për pesë herë fituesin e Topit të Artë asokohe, nga e gjithë Evropa e deri në Shtetet e Bashkuara, por ai përfundoi duke nënshkruar kontratën më fitimprurëse në historinë e futbollit me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Tani, Morgan pretendon se ikona 38 vjeçare dëshironte që të kalonte në stadiumin “Emirates”, në qoftë se Arsenali do të shprehte interesim për të nënshkruar me të.

“Nëse Arsenali do të nënshkruante me Ronaldon kur ai u largua nga United, deri në fund të këtij sezoni, ashtu siç kishte dëshirë ai (Ronaldo), Arsenali do të fitonte ligën. Ai e di se si fitohen trofetë e mëdhenj, dhe se si shënohen golat kur me të vërtetë nevojiten”, tha Morgan në “Twitter”.

(8) Piers Morgan on Twitter: "Mock all you like, but if we’d signed Ronaldo when he left Utd, until the end of the season - as he was keen to do btw - we would have won the League. He knows how to win major trophies, and how to score goals when it really matters." / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024