​Osmani konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të ri malazez
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar së do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri malazez, Jakov Millatoviq, e cila do të mbahet të shtunën në Podgoricë. Ekonomisti 36-vjeçar, i arsimuar në Perëndim, fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë në Mal të Zi përballë presidentit në largim Milo Gjukanoviq.

Kandidatura e Millatoviq ishte parë me shumë dyshim në Prishtinë pasi ai u mbështet nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse, me kryeministrin Albin Kurti që ishte deklaruar publikisht para zgjedhjeve se humbja e Gjukanoviqit do të çonte kombin malazez drejt shuarjes.

Gjithsesi, pas fitores, të paktën publikisht, presidentja Osmani nuk e uroi homologun e saj të ri malazez, ndryshe me sa vepron me liderë të tjerë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8babazoviq-sndryshojme-qendrim-ndaj-kosoves/

Gjithsesi ajo do të jetë të shtunën në inaugurimin e presidentit Millatoviq, së bashku me presidentët e tjerë të rajonit.

Lajmi i plotë gjendet në sistemin me parapagim.

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas zgjedhjeve për televizionin “Nova” tha se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme – bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare – nuk do të ndryshojë.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviq tha se “kjo është e qartë”.

https://kosovapress.com/admin/presidenti-i-ri-i-malit-te-zi-nuk-do-te-ndodh-terheqja-e-njohjes-se-kosoves/

“Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Millatoviq.

Ndërsa, për të kthyer përgjigje kryeministrit Kurti, u përkujdes homologu i tij malazez Dritan Abazoviq që deklaroi se kombi malazez jo se nuk do të shuhet por do të jetë edhe më i fuqishëm.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8babazoviq-i-pergjigjet-kurtit-kombi-malazez-nuk-shuhet/
https://kosovapress.com/admin/malazezet-festojne-fitoren-e-millatoviq-me-flamurin-e-serbise/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,988
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024