Zyrtarizohet përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës U19 në futboll
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka zyrtarizuar sot përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U19. Në këtë pozitë ai e ka emëruar Adil Maliqin. I njëjti e pason trajnerin Ramiz Krasiniqi, i cili tash e tutje do ta mbajë pozitën e koordinatorit në U19.

Adil Maliqi i cili është lindur dhe rritur në Zvicër, ka të përfunduar akademinë e futbollit “Grasshopper Club Cyrih” dhe atë të “Fc Ëinterthur”.

Si futbollist, Maliqi ka qenë aktiv në Ligën e Parë të Zvicrës deri në vitin 2012.

Ai më pas ka drejtuar disa klube amatore në Zvicër dhe ka një përvojë 11-vjeçare si trajner. Fillimisht ai u përzgjodh zëvendës trajner në futbollin profesionist tek U15 në akademinë  Ëintertur, ndërsa më pas iu besua drejtimi i ekipit U17 me ç ‘rast kjo grup moshë nën drejtimin e trajnerit Maliqi shënoi suksesin më të madh ndonjëherë. Në karrierën e tij si trajner ai ka të fituar dy tituj me skuadrën “ SV Ëyrenlos” në Ligën e Tretë të Zvicrës.

Trajneri Maliqi theksoi se pozita e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës është ëndërr e kamotshme e tij, derisa përfaqësimi i shtetit të Kosovës përbën krenari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024