“Shtytje në kryerjen e veprës terroriste”, arrestohen pesë të dyshuar
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për “shtytje në kryerjen e veprës terroriste” dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Operacioni policor ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione, në rajonin e Pejës, Prishtinës dhe Gjilanit.

Kjo është bërë pas hetimeve disa mujore nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘shtytje në kryerjen e veprës terroriste’, sipas nenit 134 të KPRK-së, dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas nenit 366 të KPRK-së,  janë arrestuar pesë persona të dyshuar (L. B, B. V, E. B, A. H. dhe A. S.), ndaj të cilëve janë duke vijuar procedurat ligjore”, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë të njohur për Policinë e Kosovës për përfshirjen e tyre të mëparshme në disa vepra të tjera penale në rajonin e Pejës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa armë, ndërsa me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit mbahen në ndalim policor për 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024