Ngjarjet e datës 15 maj
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Speciale vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Ora 9:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shënon Ditën Ndërkombëtare të Familjes. (Kuvendi, salla N303, ora 09:00)

Mbahet takimi koordinues i radhës në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të komunave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10.00)

Mbahet mbledhja e Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, ku do të ketë diskutim lidhur me punën dhe mandatin e Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj pret Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

SHHBK “Nënë Terezë” në Prishtinë, në partneritet me Qendrën për Regjionalizëm në Novi Sad, mbajnë konferencën fillestare të projektit "Zhvillimi i mëtejshëm i Dialogut Civil ndërmjet Serbisë dhe Kosovës". (Hotel ‘AFA’, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet marshi i parë Ndërgjegjësues për Shëndetin Mendor në Kosovë, më 15 maj, ditën e parë të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor.(Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

Federata e Paqes Universale, dega në Ferizaj mban aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. (Amfiteatri i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 17:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror  dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, në  Ditën Ndërkombëtare të Familjes, mbajnë aktivitete rekreative, të shoqëruar nga maskota, personazhe për fëmijë, shfaqje teatrale, si dhe koktej rasti. (Sheshi "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 17:00)

Nis edicioni i 5-të i festivalit “Terapia e Artit” në Kosovë, përgjatë Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor. (Kino Armata, ora 18:00)

Lukas Mandl, Doctor Honoris Causa i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, njëherësh anëtar i Parlamentit Evropian do të qëndrojë në UKZ, ku do të mbajë ligjëratë me temën “Kosova dhe Bashkimi Evropian – Sfidat dhe e ardhmja”. (Amfiteatri B02, UKZ, ora 18:30)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror  dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, në  Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në bashkëpunim me Qeverinë, bëjnë ndriçimin e ndërtesës së ekzekutivit. (Ora 19:30-20:00)

Hapja e festivalit FemArt. (Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë, ora 20:00)

Vazhdon festivali “Chopin Piano Fest Prishtina”. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024