AKZM apel turistëve: Kujdes kur zgjidhni të eksploroni shtigje, kanione e lumenj
Turizem
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Turizmi në Shqipëri është duke u zhvilluar me ritme shumë të shpejta, veçanërisht turizmi i aventurës dhe ndjekja e shtigjeve janë kthyer ndër atraksionet më të kërkuara momentalisht nga turistët vendas dhe të huaj.

Referuar ngjarjeve tepër të rënda të ditëve të fundit dhe jo vetëm, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura i bën thirrje të vazhdueshme të gjithë të interesuarve të jenë të kujdesshëm dhe të mirinformuar mbi çdo nismë që dëshirojnë të ndërmarrin në natyrë.

AKZM i bën apel turistëve vendas e të huaj që të kenë kujdes veçanërisht kur zgjedhin të eksplorojnë shtigje me vështirësi të lartë ose zona të tilla si: kanione, lumenj, male të thepisur, etj, shkruan ATSh.

“Shtigjet natyrore janë sa të bukur, aq edhe të rrezikshëm. Ju duhet gjithmonë të shoqëroheni nga specialistët e duhur. Guidat turistike të licencuara, rojet mjedisore, të cilët janë pjesë e 12 Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe Qendrat e Vizitorëve, janë informuesit dhe shoqëruesit e duhur për të gjithë ju”, tha AKZM.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024