Besimi, komponent i rëndësishëm për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në 5-vjetorin e Forumit për Ndërtim të Besimit, Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka kërkuar investim të vazhdueshëm në ndërtim të paqes dhe besimit për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqeruajtjes, Jean-Pierre Lacroix ka përshëndetur përkushtimin e institucioneve e organizatave në Kosovë për ndërtimin e besimit.

Sipas tij, ndërtimi i besimit rrit reziliencen dhe besimin e ndërsjellë në mes komuniteteve dhe institucioneve.

Lacroix u shpreh se besimi ka rëndësi kyçe në shoqëri dhe institucione publike pasi mundëson solidarizimin me njëri-tjetrin.

“Ndërtimi i besimit rrit reziliencen dhe besimin e ndërsjellë në mes komuniteteve dhe institucionet. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe më të lartë për të gjitha komunitetet në Kosovë, OJQ, shoqëri civile dhe akterë ndërkombëtar për zotimin e tyre për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse në një mjedis që mundëson bashkëjetesën dhe besimin.... Besimi është një prej elementeve ndërlidhëse më të fuqishme ngase e ka mundësinë për të ndërlidhur e motivuar në nivele të ndryshme e masa të ndryshme dhe është hallka më e brishtë që nënçmohet dhe vështirë rivendosen”, tha ai.

Ndërsa, Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh u shpreh se në kuadër të këtij Forumi si Mision kanë implementuar 250 aktivitete e projekte për ndërtimin e besimit, ndërsa kanë investuar rreth 12 milionë dollarë.

Ajo theksoi se paqeruajtja efektive kërkon investim të vazhdueshëm në ndërtim të paqes.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se fokusi i kryeqyteti është të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe avancimin e rritjes së shërbimeve për të gjitha komunitetet pa dallim.

Rama theksoi se tashmë kanë nisur fushatën përmes të cilës synohet shtetësia e të gjitha banorëve.

Në këtë ngjarje të misionit të UNMIK-ut “Ndërtimi i besimit në Kosovë: Mbështetja e Bashkësisë për një të Ardhme më të Mirë" u bë dhe lansimi i qendrës si dialogut “Barabar”, e cila ndodhet në Prishtinë dhe është krijuar nga dy organizata jo-qeveritare.

Qëllimi i kësaj qendre është rritja e mundësisë së bashkëpunimit dhe tolerancës për të gjitha komunitetet.

Po ashtu, në këtë aktivitet janë ndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e besimit në Kosovë, ndër ta këtë certifikatë e mori edhe kryetari i Qendrën Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Çerkini./B.Ibishi/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
141
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024