Manipuloi me armën e babait polic, ndërron jetë një 19-vjeçar në Suharekë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një 19-vjeçar ndërroi jetë sot në Suharekë si pasojë e lëndimeve që mori nga arma e zjarrit, me të cilën manipuloi.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se vdekjen e viktimës e konstatoi mjeku kujdestar në Prizren.

Sipas Gashit, dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor të PK-së, prindit të viktimës, i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare.

https://kosovapress.com/admin/prizren-nje-person-arrestohet-per-vrasje-ne-tentative/

“Me datë  11 .05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’, ne banesën e tije ne ndërtesën e “Euro Ing  është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004), ne banesën e tij, gjate manipulimit me arme zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar Lëndime trupore te natyrës se rende. Viktima nga ana ekipit te Urgjencës është transportuar për ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij.”, bëri të ditur Gashi.

Ai tregoi se në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një gëzhojë.

https://kosovapress.com/admin/vetevrasje-ne-tentative-shpetohet-nje-person-ne-ferizaj/

 “Lidhur me rastin njoftohet Prokurori I Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosoves), te cilet kane dalur ne vendin e ngjarjes dhe bashke me zyrtare te Sektorit Rajonal te Hetimeve te DRP-se te Prizrenit vazhdojne hetimin e rastit  te cilesuar si ‘ Vdekje e Dyshimte“”, bëri të ditur Gashi./KosovaPress

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024