Lajçak: Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim te komuniteti tjetër, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kur është pyetur për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër dhe shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin.

https://kosovapress.com/admin/hamza-tregon-se-cka-bisedoi-me-lajcakun/

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ai ka thënë se procesi i normalizimit duhet të jetë prioritet.

Bashkimi Evropian është shprehur për të gjitha këto çështje dhe qëndrimet tona janë të njohura dhe unë vetëm mund ta përsëris edhe një herë, se ne po angazhohemi që e gjitha që ndikon në jetën e njërit dhe tjetrit komunitet duhen të dakordohet në dialog, që të mos ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër", ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/lajcak-ura-e-ibrit-nuk-mund-te-rihapet-me-pajtim-vetem-te-njeres-pale/

Lajçak ka thënë se të hënën do të pres në Bruksel kryenegocitaorët e Kosovës dhe Serbisë ku sipas tij ka një listë të gjatë çështjesh që duhet diskutuar.

Diplomati sllovak, ka takuar edhe shoqërinë civile në veri të Mitrovicës, ku e ka kaluar urën në këmbë, i shoqëruar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

https://kosovapress.com/admin/fillon-takim-i-lajcakut-me-listen-serbe/

Miroslav Lajçak po zhvillon takim edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri të Kosovës.

Vizitën në Kosovë e ka nisur në Qeveri, ku është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

https://kosovapress.com/admin/kurti-pas-takimit-me-lajcakun-be-ta-mbaje-serbine-pergjegjese-per-shkeljet-e-marreveshjes/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024