BDI: VMRO po bllokon çdo gjë evropiane në Kuvend
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se koalicioni i partive opozitare VMRO DPMNE dhe Levica po bllokon ligjet në Kuvend.

Sipas BDI-së, këto veprime janë anti-europiane, anti-NATO dhe antiamerikane.

VMRO DPMNE dhe Levica në mënyrë aktive dhe të qëllimshme po bllokojnë mbi 500 milionë euro të dedikuara për projekte në interes të qytetarëve nga institucionet financiare evropiane", thuhet në reagimin e BDI-së.

Tutje, thuhet se nuk do të lejojnë që VMRO dhe Levica t'i kushtojnë shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtim më të shtrenjtë dhe mbi dy vjet ndërtim të stërzgjatur.

Në të njëjtën kohë, VMRO-ja punonte në mënyrë aktive kundër Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, nuk e mbështeti referendumin, siç edhe po vepron kundër Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë apo Marrëveshjes së Ohrit përmes rezistencës ndaj Ligjit për Gjuhët”, thuhet në reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024