Hovenier: Ka akterë që dëshirojnë të prishin marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për dezinformimin në rritje në Kosovë. Ai ka thënë se ka akterë keqbërës që dëshirojnë të prishin marrëdhëniet ndëretnike dhe të shkaktojnë përçarje.

Diplomati amerikan ka marrë pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.

https://kosovapress.com/admin/siguria-kibernetike-kim-mbeshtesim-shqiperine-ndaj-kercenimeve-te-ardhshme/

Aty, ai ka theksuar se një prej prioriteteve të Shteteve të Bashkuara është rritja e sigurisë kibernetike.

Dezinformimi këtu në Kosovë është i vazhdueshëm dhe është një problem që gjithnjë po rritet, ekzistojnë akterë keqbërës, janë real, të cilët dëshirojnë të preken aleatët tanë, të prishin marrëdhëniet ndëretnike, të shkaktojnë fragmentim dhe përçarje”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka thënë se SHBA-të po e rrisin bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës për luftimin e dezinformimit.

https://kosovapress.com/admin/hovenier-shprehet-i-shqetesuar-per-dezinformimin-ne-rritje-ne-kosove/

Se kërcënimet janë sfidë globale e ka theksuar edhe Shefja e Sektorit Politik nga Zyra e Bashkimit Evropian, AnnaCarin Platon.

Kërcënimi i sigurisë kombëtare është sfidë globale dhe kërkon që ne të punojmë së bashku ngushtësisht si partner. Në disa situata gjeopolitike po bëhet edhe më e rëndësishme që ne të punojmë së bashku", ka thënë Platon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024