Lajçak: Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

​Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën shkoi në veri.

Pas takimit me Hamzën, ai foli për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit, me ç’rast, tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët, shkruan KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/lajcak-ne-takim-me-hamzen-diskutohet-per-rihapjen-e-ures-se-ibrit/

Lajçak e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Emisari i BE-së është në veri, te Shtëpia e Evropës, ku do të ketë takim me shoqërinë civile.

https://kosovapress.com/admin/kurti-pas-takimit-me-lajcakun-be-ta-mbaje-serbine-pergjegjese-per-shkeljet-e-marreveshjes/

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti deklaroi ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak theksoi nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht. Sipas tij, BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes.

https://kosovapress.com/admin/lajcak-mund-te-kemi-normalizim-apo-konfrontim-duam-te-fokusohemi-te-normalizimi/

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024