Lajçak: Nuk kërkojmë nga kryetarët e rinj në veri të mos pranojnë mandatet
Lajme
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se të hënën do të ketë takim në Bruksel me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti u shpreh ishte një diskutim intensiv dhe të njëjtin do ta zhvillojë edhe nesër në Beograd.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkonjufca-nese-dialogu-e-ka-cmimin-e-shkaterrimit-te-kosoves-atehere-mirupafshim/

Sipas tij, të gjithë duhet të fokusohen në normalizim dhe zbatim të marrëveshjes.

Para gazetarëve, Lajçak theksoi se në takimin e sotëm diskutuan për rrugën përpara në procesin e normalizimit.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bbegaj-dialogu-kosove-serbi-duhet-te-perfundoje-me-njohje-reciproke/

Lajçak bëri të ditur se gjatë ditës do të shkojë edhe në veri, që siç tha ai, për të kuptuar situatën atje.

Para gazetarëve, i dërguari i posaçëm për dialog u shpreh se përshkallëzimi i situatës nuk është në interesin e askujt.

https://kosovapress.com/admin/njohesi-i-dialogut-propozimi-i-kurtit-per-asociacionin-te-kete-mbeshtetjen-e-shba-se-dhe-be-se/

Lajçak u shpreh se po përpiqen te gjejnë një rruge të mesme, derisa u pyet për Asociacionin dhe se çfarë është e pranueshme për BE-në.

Emisari i BE-së nuk dha për detaje të diskutimit, me ç’rast, tha se nuk dëshiron të dërgojë mesazh publik.

https://kosovapress.com/admin/gervalla-nuk-ka-dialog-per-statusin-e-kosoves/

Pas takimit me Kurtin dhe Bislimin, Lajçak deklaroi që nuk kanë kërkuar nga kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore që të mos pranojnë mandatet e tyre.

"A ka kërkuar BE nga kryetarët e rinj që të mos pranojnë mandatet e tyre...”Jo, ne nuk e kërkojmë këtë", përfundoi Lajçak në përgjigjen e gazetarëve.

https://kosovapress.com/admin/osmani-zhvilloi-takime-ne-kongres-permendi-shkeljet-e-serbise-ne-procesin-e-dialogut/

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti./Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/osmani-takoi-presidentin-gjerman-biseduan-per-dialogun/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkryetari-i-zgjedhur-i-zubin-potokut-pret-te-betohet-nese-duhet-do-ta-marr-objektin-e-komunes/
https://kosovapress.com/admin/qeveria-u-ofron-mbeshtetjen-e-plote-kryetareve-te-sapo-zgjedhur-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024