AAK takon Këshillin e Ambasadorëve, kërkon lobim për liberalizimin e vizave nga ShBA-të
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë pritur në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të cilëve u kanë kërkuar lobim për liberalizimin e vizave nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një komunikatë për media, është bërë e ditur se shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

https://kosovapress.com/admin/konjufca-takoi-diplomatet-amerikan/

"Në takim theksuam se synimi i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO, proces ky që do të avancojë përspektiven integruese të Kosovës. Partneriteti me shtetin e IOWA deri më tani ka qenë një tregim suksesi sa i përket bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve ekzistuese të ushtrisë sonë", ka thënë Tahiri.

https://kosovapress.com/admin/kurti-priti-nje-delegacion-te-keshillit-te-ambasadoreve-amerikane-shba-aleat-i-yni-kyc/

Gjithashtu, deputetët e AAK-së kanë kërkuar nga diplomatët amerikan që të ndihmojnë me lobim për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Gjithashtu, kërkuam ndihmën e ambasadorëve për lobim në çështjen e liberalizimit të vizave nga SHBA për qytetarët e Kosovës", ka thënë Tahiri.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024