Osmani zhvilloi takime në Kongres, përmendi shkeljet e Serbisë në procesin e dialogut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka realizuar takime në Kongresin amerikan ku ka theksuar rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike. Osmani ka folur edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe ka përmendur shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces.

Presidentja ka takuar senatorë e kongresistë, ndër të cilët edhe Chuck Schumer, Christopher Murphy, Steve Scalise dhe Veronica Escobar.

Në takime është folur po ashtu për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive, ndërkaq ka potencuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces, duke shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

https://kosovapress.com/admin/osmani-pikenisja-per-asociacionin-duhet-te-jete-kushtetuta-e-kosoves/

Osmani gjithashtu ka vlerësuar kontributin e Kongresit për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe ka theksuar se është krijuar një momentum i ri për zhvillime të reja në këtë drejtim.

Në të gjitha këto takime, Presidentja Osmani ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë. Ajo ka potencuar vazhdimisht rëndësinë e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, duke theksuar se kjo do të kontribuonte drejtpërdrejt që të ketë gjithnjë e më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

https://kosovapress.com/admin/osmani-e-falenderon-senatorin-schumer-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-shba-se/

Presidentja Osmani është e ftuar në Universitetin e Harvardit në Boston, si folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare ‘Global Empowerment Meeting’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024