Ekspozita për Holokaustin, e hapur deri më 30 maj në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një ekspozitë për Holokaustin do të qëndrojë e hapur nga sot deri më 30 maj në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Përmes prezantimit të objekteve, fotografive dhe elementeve të tjera që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve, kjo ekspozitë e cila po shfaqet për herë të parë, synon të rrisë ndërgjegjësimin për atë që kishte ndodhur.

Në hapjen e ekspozites e cila është punuar nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se romët dhe sintët nuk ishin vetëm viktima, por edhe shembuj rezistues.

"Në fakt diskriminimi ndaj fëmijëve romë në shkolla fillore ka qenë objekt shqyrtimi, në disa prej rasteve më të rëndësishme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në fushën e barazisë para ligjit, këto raste tregojnë sa i përhapur është diskriminimi. Mund të na duket neve se ka shumë pak gjasa të ndodhë një gjenocid ndaj romëve dhe sintve në Evropë, mirëpo për të siguruar që të mos ndodhë më kurrë, çdo shoqëri evropiane duhet të dyfishojë përpjekjet e veta për ta luftuar diskriminim ndaj romëve dhe sintëve", ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është dashur të kalojë një kohe e gjatë që Gjermania t'i njohë krimet ndaj sintëve.

E drejtori i bordit të organizatës joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Bashkim Ibishi ka thënë se ka ende hapësirë për të bërë më shumë për komunitetet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024