Pantiqit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq iu vazhdua masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi sot zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se Pantiqit iu vazhdua masa e arrestit shtëpiak deri më 9 korrik.

https://kosovapress.com/admin/dejan-pantiqit-i-zevendesohet-masa-e-paraburgimit-me-arrest-shtepiak/

Dejan Pantiq, sipas gjykatës, dyshohet se ka kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.05.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i është vazhduar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 (dy) muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.07.2023.”, u bë e ditur nga gjykata.

https://kosovapress.com/admin/caktohet-masa-e-paraburgimit-per-ish-policin-dejan-pantiq/

Kundër këtij aktvendimi, siç u bë e ditur, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

Ndryshe, ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjes. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohej për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Arrestimi i Pantiqit kishte nxitur ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Barrikadat ishin vendosur nga disa serbë lokalë, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë. Barrikadat ishin larguar pas disa javësh. Dejan Pantiqit i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/haxhiu-per-vendimin-ndaj-pantiqit-akti-me-i-rende-qe-mund-ti-behej-vendit/
https://kosovapress.com/admin/dita-e-shtate-e-barrikadave-ne-veri-qytetaret-serbe-po-e-pesojne-me-se-shumti/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
508
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024