Konjufca takoi diplomatët amerikan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova është projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar, i cili rezultoi me ndaljen e gjenocidit të Serbisë dhe trasoi rrugën drejt pavarësisë, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai ka pritur në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Timothy A. Chorba.

Sipas komunikatës nga Kuvendi, diplomatëve amerikanë, Konjufca u ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Kosova është projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar, i cili rezultoi me ndaljen e gjenocidit të Serbisë dhe trasoi rrugën drejt pavarësisë. Republika e Kosovës sot është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe Evropë. Takimet e kësaj natyre na mbajnë më afër njëri-tjetrit dhe po ashtu janë mundësi e mirë për të trajtuar tema me interes vital. Përherë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike dhe kujdesin e vazhdueshëm”, ka thënë Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024