Kahn e pranon se transferimi i Osimhen është rrezik i madh
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Victor Osimhen ka tërhequr vëmendjen e top skuadrave evropiane, pas sezonit fantastik që po e kalon me Napolin.

Osimhen ishte ndër lojtarët kyç që e ndihmoi Napolin ta fitonte titullin e Serie A pas 33 vitesh, ku në 28 paraqitje në kampionatin italian ka regjistruar 23 gola dhe pesë asistime, raporton KosovaPress.

Statistikat e tij kanë bërë që Napoli të kërkojë një shumë të madhe për Osimhen, me Bayern Munichun, Manchester United dhe Paris Saint-Germain që kanë shprehur interesim në 24 vjeçarin.

Besohet se Napoli po kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Osimhen, dhe si duket ky çmim nuk i përshtatet aspak Bayernit.

Këtë gjë e konfirmoi edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, i cili transferimin e Osimhen e konsideron një rrezik të madh.

“Kur bëhet fjalë për një shumë kaq të madhe, ne duhet ta bëjmë pyetjen: A jep lojtari garanci për këto para. Sigurisht që do të ishte një rrezik i madh”, tha Kahn.

Në të gjitha garat këtë sezon, Victor Osimhen ka arritur të bëjë 35 paraqitje duke regjistruar 28 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024