Denoncohet një rast për keqtrajtimin e punëtorëve praktikantë në “Trepçë”
Biznes
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka denoncuar një rast e që ka të bëjë me keqtrajtimin e punëtorëve-praktikantë në ndërmarrjen publike “Trepça”.

Kryetari Azemi ka reaguar në Facebook, se një grup prej 120 punëtorëve – praktikant tash e tre muaj nuk kanë marrë rrogat nga 100 euro dhe shujtat.  

“Keqpërdorimi I punëtorëve praktikant në ndërmarrjen SH.A Trepça. Një grup praktikantësh më njoftojnë se me datē 20.05.2022 Trepça SH.A ka hapur konkurs për 180 pozita të lira për praktikant. Në bazë të vendimit të nxjerrë nga Trepça” kjo kompani është e detyruar që për të gjithë praktikantët të ofroi ushqim, transport dhe uniformen falas. Sipas punëtorëve grupi i parë deri - diku i ka pasur këto kushte, kurse grupi prej 120 jo, nuk kanë transport, nuk kanë ushqim, kanë hyrë në muajin e tretë pa ua bër pagesën prej 100 euro në muaj”, shkruan Azemi.

Azemi ka publikuar edhe thirrjen për aplikim nga “Trepça” më 25 maj 2022, me kriteret e caktuara, ku thuhet se: ““Trepça” siguron nga 100 euro në muaj për punën praktike, transportin dhe ushqimin. Pas punës praktike secili kandidatë do t’i nënshtrohet një testi me shkrim dhe nëse tregohet i suksesshëm do të pajiset me certifikatë nga “Trepça””.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024