Konjufca: Rruga e Kosovës është vetëm një, ajo e Evropës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se rruga e Kosovës është ajo e Evropës dhe parimeve të saj, dhe sipas tij çdo propozim tjetër është cenim i këtyre parimeve.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsot-shenohet-dita-e-evropes/

Ai ka thënë se rruga e vendeve joanëtare për në Bashkim Evropian është edhe rruga e vet BE-së drejt idesë së lartë të Evropës së bashkuar.

https://kosovapress.com/admin/osmani-ne-diten-e-evropes-kosova-eshte-misherim-i-vlerave-evropiane/

Kosova është sot një shembull i shkëlqyer i demokracisë dhe vlerave universale të Bashkimit Evropian, me të cilat shteti ynë synon të jetë sa më i akorduar, përtej të cilave nuk mund të bëhet lëshim, sepse ekzistenca e tij është e lidhur thelbësisht me të qenit e tij demokraci dhe vend i këtyre vlerave universale”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/kurti-kete-vit-kemi-me-shume-arsye-per-te-shenuar-diten-e-evropes/

Në Ditën e Evropës, Konjufca ka thënë se sot duhet festuar për një BE më të thellë që nuk reduktohet në peshë teksa vijon procesin e zgjerimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024