Kurti: Këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit Kosova ka më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsot-shenohet-dita-e-evropes/

Kurti ka përmendur dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian, nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave si dhe kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshill të Evropës.

https://kosovapress.com/admin/nenshkruhet-vendimi-per-liberalizimin-e-vizave/

Në dhjetorin e vitit që e lamë pas dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Më afër dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, këtë vit kemi edhe më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës. Urime 9 Maji - Dita e Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/kurti-shteti-yne-do-te-jete-vlere-e-shtuar-per-keshillin-e-evropes/

Në Ditën e Evropës, Kurti ka thënë se BE është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024