Grubi: Është koha për vendime të guximshme dhe pajtim
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se Qeveria ka liderë që janë të gatshëm të fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin vendime të guximshme për të ardhmen e vendit.

Në shënimin e Ditës së fitores kundër fashizmit dhe Ditës së Evropës, Grubi ka bërë thirrje për bashkim, duke synuar krijimin e të ardhmes evropiane për qytetarët.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsot-shenohet-dita-e-evropes/

Ai ka kujtuar deklarimin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjen e Ohrit, dhe atë të Prespës që sipas tij, në vendime të tilla u përfshinë njerëz të guximshëm.

Duhen sërish liderë të guximshëm dhe proces pajtimi për të përfunduar procesin tonë si një vend anëtar i Europës. Në këtë Qeveri kemi liderë që janë të gatshëm të fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin vendime të guximshme për të ardhmen e vendit tonë, e ardhme si vend anëtar i NATO-s, Europës dhe е orientuar kah bashkësia euro-amerikane. Prandaj, do të doja të kërkoja nga të gjithë ju, me rastin e këtij përvjetori shumë të rëndësishëm, në Ditën e Europës, në Ditën e fitores ndaj fashizmit të bëhemi bashkë dhe të jemi të guximshëm edhe njëherë, të pajtohemi dhe të krijojmë ardhmëri europiane për qytetarët tanë”, ka thënë Grubi.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,221
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024