Mijëra njerëz protestojnë kundër dhunës në Serbi, kërkojnë dorëheqjen edhe të Vulinit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mijëra njerëz protestuan të hënën në Beograd të Serbisë, pas vrasjeve masive që ndodhën në këtë vend. Ata bën thirrje për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe për kufizim të përmbajtjeve të dhunshme në media.

Në protestën e cila u mbajt para parlamentit të Serbisë dhe para zyrave të qeverisë serbe, morën pjesë edhe anëtarë nga partitë e përçara politike të vendit.

Serbët protestuan me moton “Serbia kundër dhunës” pas vrasjeve masive të javës së kaluar, ku mbetën të vrarë 17 vetë e u plagosën disa të tjerë.

Ata kërkuan  gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bratislav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë shtetërore të sigurisë, Aleksandar Vulin, si dhe shkarkimin e Komitetit Rregullator të Qeverisë për Median Elektronike (REM) brenda një jave.

https://kosovapress.com/admin/tete-nxenes-dhe-nje-roje-vriten-nga-te-shtenat-ne-nje-shkolle-ne-beograd/

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të promovimit të mëtejshëm të dhunës në media dhe hapësirë publike, si dhe përgjegjësi për reagim joadekuat që një kohë të gjatë nga autoritetet kompetente”, thuhet në një deklaratë të partisë së krahut të majtë, Le të Mos e Lëmë Beogradin të Mbytet.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8btete-te-vrare-nga-te-shtenat-masive-ne-disa-fshatra-te-serbise/

Turma parakaloi solemnisht nëpër qendrën e qytetit me një pankartë të shpalosur në rreshtin e parë të saj, ku shkruhej: "Serbia kundër dhunës".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024